Vijojnë kërkimet për 29 vjeçarin, në operacion familjarë të të riut dhe banorë të zonës
Që prej mesditës së të shtunë së kaluar nuk ka asnjë gjurmë nga Ardit Beshiri.
Dyshohet se pas çarjes së një rezervuari i cili është krijuar për të filtruar ujërat që rrjedhin gjatë procesit të përpunimit të kromit ai u rrëmbye me gjithë mjetin me të cilin po punonte.
Ndërkohë gjatë këtyre ditëve forcat e kërkimti të shpëtimit, forcat e armatosura, banorë të zonës e familjarë janë vënë në kërkim të 29 vjeçarit por nuk ka asnjë rezultat.
Ndërkohë sot për të ndjekur nga afër përpjekjet për gjetjen e 29 vjeçarit ka mbërritur edhe kreu i emergjencave civile Haki Çako.
“Jemi në drejtim edhe të ekspertëve të ministrisë për këtë operacion, është jashtëzakonisht i vështirë sepse shpërthimi ka një shtrirje gjeografike 4-5 km në të gjithë këtë luginë, po përdorim gjithë kapacitetet”, tha Haki Çako.
Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze. Në rrethana ende të paqarta është çarë rezervuari dhe nga vërshimi i ujit dhe inerteve, i riu ka humbur jetën.
/vizionplus.tv




