Përmbytjet në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës kanë shkaktuar probleme serioze, ku mijëra hektarë tokë dhe shumë banesa vijojnë të jenë nën ujë prej disa ditësh.

 

Disa familje janë evakuuar, ndërsa autoritetet ndodhen në terren për të përballuar situatën e rëndë që është krijuar.

 

Por përmbytjet krijojnë vështirësi edhe në raste fatkeqësie.

 

Në Lezhë, në fshatin Torrovicë, një person ka humbur jetën, e për pasojë është dashur ndërhyrja e ushtrisë dhe transportimi i trupit të pajetë me traktor deri në anën përballë fshatit, ku ndodhen varrezat.

 

Gazetari i Vizion Plus Altin Mema, në një lidhje me emisionin 7pa5 me Alma Çelaj dhe Xhoi Malësia tha se në zonën ku ndodhi rasti i vdekjes uji arrinte 70 cm.

 

Ai shtoi se ka qenë prefekti i qarkut të Lezhës dhe forcat e ushtrisë ato të cilat asistuan dhe ndihmuan për të kryer ritet e funeralit për viktimën.

 

Qindra familje lezhiane kanë mbetur pa energji elektrike për orë të tëra.

 

Një rast ka qenë vdekja e një personi, dhe përcjellja e tij për në banesën e fundit ka qenë e pamundur për shkak të ujit të madh në fushën e Torrovicës.

 

Është dashur ndërhyrja e forcave të ushtrisë për të kaluar trupin e pajetë në anën tjetër ku po kryhej ceremonia mortore. Ka qenë perfekti i qarkut lezhë ai që ka asistuar dhe u ka dhënë ndihmë familjs. Momentalisht, uji në këtë zonë arrin deri në 70 cm”, tha ndër të tjera Altin Mema.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *