Studentët kanë gozhduar dyert e Fakulteteve për të mos lejuar asnjë që të marrë pjesë në mësim.

 

Në videon e postuar nga një prej studentëve në “Facebook”, shihet se një i ri gozdon dyert në shenjë proteste ndaj urdhrave të disa prej dekanëve dhe rektorëve, të cilët kanë kërkuar që të fillojë mësimi në Fakultete.

 

“Mirëmëngjesi!Përgatitjet kanë filluar. Meqenëse disa dekanë dhe rektorë kanë kërkuar të fillojë mësimi, studentët po ja kthejnë përgjigjen në mënyrën e tyre”, shkruan studenti.

 

Studentët do të mblidhen në orën 08:00 dhe më pas në orën 10:00 dotë nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *