Një pacient italian ka falenderuar 2 nga 30 anëtarët e ekipit shëndetësor që kanë shkuar nga Shqipëria në Itali për të shërbyer dhe ndihmuar në luftën ndaj COVID-19.

 

Përmes një videoje, Ermes Nassini nga një provincë e Brescia i ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim Suelës dhe Eduardit për përkushtimin e dhënë.

 

“Dua të falenderoj Suelën dhe Eduardin për profesionalizmin dhe humanitetin. Faleminderit shumë”, dëgjohet të thotë Nassini, teksa përlotet.

 

Nga ana tjetër, shqiptarët e kanë falenderuar atë për fjalët e bukura dhe mirënjohjen e ofruar, ndërsa i kanë uruar të dalë sa më shpejt nga ambientet e spitalit dhe të zotërojë shëndet të plotë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *