Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në Vienë. Gjatë një sulmi të dyshuar si terrorist humbën jetën shtatë persona dhe u plagosën mbi 20 qytetarë, nga të cilët 7 në gjendje të rëndë.

 

Mediat e huaja flasin për një sulm të organizuar në gjashtë vende të ndryshme, pra ka gjashtë skena krimi. Deri tani katër prej agresorëve janë arrestuar. Në media ka qarkulluar videoja kur ata ngrejnë duart para policisë. Më herët u raportua edhe për disa persona që mbaheshin peng, por nuk ka të dhëna për ta.

 

 

Ministria e Brendshme e Austrisë ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin hapsirat publike dhe restoranet. Një prej të plagosurve është edhe një efektiv policie. Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe presidenti i PE, David Sassoli, i cili u shpreh i trishtuar për sulmin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *