Subscribe

E braksitur prej vitesh, kisha e Dukasit në Patos, ndërtuar rreth viteve 1800, mbetet një nga shqetësimet më të mëdha për banorët e zonës.

 

Duke qenë se dikur shërbente si varrezë, në sipërfaqe të saj kanë dalë eshtra e skelete. Banorët kërkojnë zgjidhjen e situatës nga institucionet.

 

“Po lojtën kalamajt aty, dalin kocka gjithmonë.

 

Të interesohet njeri për këtë punë, s’kam parë. Është e palogjikshme.

 

Kalajmat vijnë e luajnë. Erdhi njëherë kryebashkiakja por u tall. Eshtrat duhet të mbulohen”.

 

Një pjesë e banorëve jashtë kamerave tregojnë se kanë parë rreth kishës edhe persona të ndryshëm që gërmojnë për të gjetur sende me vlerë.

 

 

Kisha e ka humbur fuksionin e saj prej vitesh. Ndërkohë bashkia e Patosit bëri me dije se do të ngrihet menjëherë një grup pune për të parë situatën në terren, edhe pse kjo është një situatë e njohur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *