Subscribe

Gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa ka siguruar momentin kur policia ka zbarkuar në një depo në lagjen ‘10 korriku’ në Vlorë dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshem minash me telekomandë dhe armë.

Nga pamjet, duke ekspertët e kriminalistikës, teksa mbajnë në duar një armë për ekspertim, ndërsa në krah të tyre shihen edhe targa të vjedhura.

Lexo edhe :

Related Posts

Deri më tani policia ka arrestuar një person, identiteti i të cilit nuk është bërë akoma i ditur.

Municionet luftarake dyshohet se do përdoreshin për ndonjë atentat nga grupet kriminale.

Zona është e rrethuar nga policë, të cilët ndodhen aty prej disa orësh.

Deri më tani policia nuk ka dalë me një reagim zyrtar dhe nuk dihet ende se kujt i përkasin armët dhe minat me telekomandë.

Për një periudhë të shkurtër kohore, kjo është hera e tretë që policia sekuestron municione në Vlorë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *