Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
03 May 2026
Vizion fokus

Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur...

Agjenda/ Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e...

Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa amerikane nga...

Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet...

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën pas...

Vijojnë debatet në PD e Korçës, procesi i votimit...

Policia bën bilancin e muajit prill: 571 persona të...

Autorë të grabitjes së 9 banesave, arrestohen 2 “skifterët”...

Salianji: Berisha, i vetmi politikan i faktuar nga gjykata...

Berisha: Salianji darkoi me Agasin, jemi në kilometrin e...

VIDEO/ 80-vjeçari që po bën xhiron e rrjetit, tenton të zbresë me makinë shkallët historike në Romë

20 Qershor 13:56

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, më 18 qershor, në Romë, kur një 80-vjeçar tentoi të zbresë me makinën e tij, një Mercedes A-Class, shkallët e famshme të Scalinata di Trinità dei Monti, që lidhin Sheshin Spanjoll me kishën Trinità dei Monti.

Sipas Policisë së Romës, automjeti arriti të zbresë disa shkallë përpara se të ndalej. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar. Shoferi, sipas autoriteteve, nuk kishte konsumuar alkool, por ndodhej në gjendje konfuzioni, sipas raportimit të gazetës Il Corriere della Sera.

Në një foto të publikuar nga policia, i moshuari shfaqet i qetë duke biseduar me një efektiv policie pranë makinës, i veshur me kostum.

Zjarrfikësit ndërhynë për të hequr makinën me vinç, ndërsa një video e realizuar nga një punonjës hoteli tregoi momentin kur automjeti zbriste ngadalë shkallët. Ai fillimisht mendoi se bëhej fjalë për xhirime filmi, derisa kuptoi se nuk kishte asnjë ekip produksioni aty.

Shkallët e Sheshit Spanjoll janë një nga monumentet më të njohura në Romë dhe dëmtimi i monumenteve historike në Itali dënohet me burgim deri në një vit dhe gjobë mbi 2.000 euro.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji. Në vitin 2022, disa turistë amerikanë shkaktuan dëm prej 25.000 eurosh duke hedhur një trotinet elektrik nëpër shkallë, ndërsa një tjetër person zbriti aksidentalisht me një Maserati, pas një kthese të gabuar.

Edhe pse kësaj radhe nuk pati pasoja të rënda, rasti vë në dukje edhe një herë se monumentet historike nuk janë të mbrojtura nga pakujdesia njerëzore.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
makine Rome Shkallë

Nga e njëjta kategori

Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa amerikane nga Gjermania

më shumë...

Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet shoferi

më shumë...

“Lulja e Poetit” tërheq turistët, vizitorët të mahnitur nga bukuria e “Livadheve të  Ketit” në Mat

më shumë...

Himara mbushet me vizitorë, çelet sezoni turistik, operatorët të kënaqur me prenotimet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:13

Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin,...

4:32

Agjenda/ Rama drejt Armenisë, merr pjesë në...

4:01

Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa...

3:27

Përplasi për vdekje dy të miturit në...

3:02

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin...

2:54

“Lulja e Poetit” tërheq turistët, vizitorët të...

2:43

Himara mbushet me vizitorë, çelet sezoni turistik,...

2:02

Vijojnë debatet në PD e Korçës, procesi...

1:50

Policia bën bilancin e muajit prill: 571...

1:32

Fluks nga alergjitë e stinës, mjekët: 50...

1:18

Ekspozitë për historinë e shtypit, studiuesi Niko...

1:09

Autorë të grabitjes së 9 banesave, arrestohen...

12:59

Salianji: Berisha, i vetmi politikan i faktuar...

12:46

Berisha: Salianji darkoi me Agasin, jemi në...

12:20

Sherr mes të rinjve në një lavazh...

12:07

Finlanda: Një dron shkeli hapësirën tonë ajrore

11:57

Transformimi i Muzeut të Durrësit, një nga...

11:54

Maturantët testojnë njohuritë, nxënësit zhvillojnë provime me...

11:48

Kanceri i zorrës së trashë më i...

11:32

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, kreu i ARRSH...

Më të klikuarat

  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet shof...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen...
  • EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita firmos një tjetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.