Vettingu largon përfundimisht nga Gjykatës Kushtetuese, gjyqtaren Altina Xhoxhaj.

 

Komisioni  i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për ish-gjyqtaren Xhoxhaj, e cila është shkarkuar para tre muajsh nga KPK-ja.

 

Vendimi për ta shkarkuar u mor pasi KPK shqyrtoi për një javë dokumentacionin e paraqitur nga Xhoxhaj për të argumentuar pasurinë e deklaruar.

 

Gjatë shqyrtimit të dosjes së anëtares së Kushtetueses, KPK-ja konstatoi mospërputhje në deklarim të burimin e parave, vendime në konflikt interesi, mbajtjen e një sasie të madhe cash, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti 109 m2 në vitin 2005 si dhe probleme me një truall në Gjirin e Lalzit.

 

Në seancën e 25 prillit KPK shtyu në momentin e fundit nxjerrjen e vendimit, me pretendimin se kërkonte më shumë kohë për të llogaritur likuiditetitet në deklaratën e pasurisë së gjyqtares, pasi pretendohej se gjyqtarja ka fshehur të ardhurat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *