Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur sot për vettingun e politikanëve. Gjatë një deklarate për mediat, Basha theksoi se
vettingu i politikanëve do të bëhet në kushtet e proporcionalitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, dhe nuk do të kthehet në gjueti shtrigash.

Kryedemokrati theksoi se e gjitha kjo do të garantojë pastrimin e politikës nga krimi.

“Kjo që tani është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqëson vullnetin politik të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Edhe nëse masakra zgjedhore e 25 prillit nuk do të kishte ndodhur dhe PD do të ishte aty ku shqiptarët e donin dhe e duan, në qeverisjen e vendit, nuk kam asnjë dyshim që do të kishim 94 vota për të ndryshuar Kushtetutën.
Por edhe po ti kishim, po ua them dhe i qëndroj sot  kësaj si kryetar i opozitës, i qëndroj edhe nesër  nga pozitat e kryetarit të maxhorancës, unë gjykoj që ndryshime të tilla kushtetuese duhet patjetër të kenë konsensus bipartizan.
Këto nuk mund të shikohen si masa propagande apo si masa represive ndaj njërës anë apo anës tjetër.
Është interesi i gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe demokratëve të thjeshtë, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nga një herë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja, kanë përdorur politikën për tu pasuruar paligjshmërisht. Dhe çfarë është me e keqja, kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar, kanë shkatërruar konkurrencën në treg që është themeli i zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit, duke fuqizuar një grusht njerëzish vetëm e vetëm sepse ndajnë me ta favore, pushtet dhe para në kurriz të qindra-mijëra sipërmarrësve të ndershëm.
Kush e shikon këtë si një ekspëditë të PD ndaj krimit të organizuar, oligarkët dhe shefave të tyre, shefit të tyre politikë aktualisht dhe qeverisë së tij, e kanë gabim.
Pa pikë diskutimi meritojnë një ekspeditë ndëshkimore.
Por ne nuk jemi ekspeditë ndëshkimore.
Ne jemi opozita e vendit.
Ne jemi zëri dhe aspirata e qytetarëve që duan një Shqipëri ndryshe, duan  një Shqipëri më të mirë.

Ne kemi detyrimin moral, qytetar, njerëzor, prindëror, në rradhë të parë, dhe pa diskutim, politik, që këtë që vlon nga kafet e qendrës së Tiranës, deri tek kafet më të largëta të Vermoshit dhe Konispolit, ta përkthejmë në një vullnet politik për të ndryshuar.

Ndaj palës tjetër e cila sigurisht vjen nga një pozitë e pafavorshme, pa 8 vjet që qeveris, rekordet e saj janë tashmë botërisht të njohura, i lind detyrimi që të dalin haptas para shqiptarëve duke pranuar këto propozime kushtetuese bashkërisht i mbyllim derën tranzicionit me vetëdijen më të plotë dhe qetësinë më të madhe se kushdo që meriton që përmes këtyre masave të largohet nga politika, duhet të largohet nga politika s’ka rëndësi është socialist, demokrat, apo ndonjë partie tjetër.

Çdo alibi vetëm sa nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng.

Peng të nje klase politike të ndryshkur, të majmur, të zvetënuar, të dalë nga vetja dhe të shkëputur nga realiteti i përditshëm i shqiptarëve.

Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase politike.

Ky ka qenë lajtmotivi i qëndrimeve tona për dy vite. Ndryshimi ka qenë kryefjala e fushatës tonë zgjedhore, nuk ka masakër zgjedhore të na heqë ne nga misioni i ndryshimit.’- tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *