Subscribe

Bujqësia ka qene serish ne fokusin e kryeministrit Edi Rama, i cili ka inspektuar ne Durrës punimet per rivitalizimin dhe vënien në funksion të kanaleve ujitëse. Punimet pritet te përfundojnë brenda 2 javësh dhe investimi zgjidh problemin e ujitjes per 6 mije ha toke bujqësore ne ketë zone.

“Janë rreth 5 mijë familje, të cilat merren me bujqësi dhe përfitojnë nga ky investim. 25 vjet që ky kanal i ndërtuar në atë kohë, por që nuk ka funksionuar asnjëherë.”

Me pas kryeministri Rama ka inspektuar edhe punimet ne rrugën Vrinë-Fshati Rinia, nje rruge qe iu vjen ne ndihme jo vetëm fermerëve, por edhe pushuesve pasi ajo lidhet me bregdetin.

“Kjo është zonë jo vetëm industriale, bujqësore por dhe zonë turistike, sepse përfundimi i kësaj rruge lidh autostradën me bregdetin. Pra, është një plazh i ri, një zonë e re për të zhvilluar dhe këtë vit ka pasur shumë pushues.”

Rruga është e gjate 5.5 km dhe investimi prej 81 milionë lekësh iu shërben 5 mije banoreve te kësaj zone.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *