E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Vendose maskën kur del nga shtëpia”/ Manastirliu: Rreziku i prekjes nga COVID ulet me mbi 60%

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kujtuar sërish qytetarët për vendosjen me detyrim të maskës mbrojtëse duke filluar nga data 15 tetor.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja u shpreh se zbatimi i rregullave të vendosura do të ulë me 60% rrezikun e infektimit nga koronavirusi.

“Masat #antiCOVID. Të kontribuojmë të gjithë për të fituar betejën më të rëndësishme, betejën për shëndetin‼ Vendose #maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili #kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë! Pa harruar të ruash distancën dhe kujdesin për higjienën. Me zbatimin e këtyre rregullave ulet me mbi 60% rreziku i prekjes nga COVID19. #BashkëJaDalim”

Vazhdo të lexosh

Reklamë