Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla është shprehur se votimi i së enjtes i  Bundestagut Gjerman, i cili vendosi pro hapjes së negociatave më Shqipërinë por me specifikimin e përmbushjes së 9-të kushteve, është historik.

 

Numri dy i Partisë Socialiste është shprehur se Reformë në Drejtësi është guri i themelit të hapjes rrugë të procesit integrues të vendit, ndërsa thekson se kriteret e vendosura nga Gjermnia nuk janë kushte por detyra shtëpie.

 

“Është një hap historik ku në mes të tetorit merr formën përfundimtare pasi  Këshilli Europian në datat 17 dhe 18 Tetor do ti japë formën përfundimtare. Kjo është një rrugë e gjatë e cila ka marr kohë por është në sajë të asaj çfarë ka bërë Shqipëria në lidhje me procesin e integrimit. Reforma në Drejtësi  është guri i themelit të kushteve që ka vënë BE. Ndërsa këto që ju i quani kushte, unë i quaj detyra shtëpie të cilat janë duke u kryer. Kujtojmë se Kuvendi është duke mbushur vendet e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. KLGj është në hapat e ndërtimit të Gjykatës së LArtë. Gjermania më së pari e ka ndjekur procesin e implementimit të Reformë në Drejtësi në mënyrë të vazhdueshme dhe gjej rastin ta falenderoj. Pa angazhimin personal të Angela Merkel dhe SHBA-së nuk do të ishte bërë ajo reformë. Ajo është një element i rëndësishëm për të cilin nuk ka kthim pas”.

 

Ndër të tjera Balla në fjalën e tij nga Elbasani ka ripërsëritur qëndrimin e mazhorancës sa i përket Reformës Zgjedhore dhe pjesmarrjen në hartimin e saj të të gjithë aktorëve politik si dhe ka një mesazh për opozitën jo parlamentare.

 

“Nuk di të them se në fillim të Janarit do të bëhet ceremonia e hapjes së negociatave, por një gjë di ta them, ky është një moment i rëndësishëm për të çuar përpara të gjithë së bashku reformat dhe procesin e integrimit. Kanë përgjegjësi edhe ata që në mënyrë të pashpjegueshme ikën nga Parlamenti, e po në mënyrë të pashjegueshme deshën ti vendosin flakën Parlamentit. Duhet kohë e gjatë për të shpjeguar më tej me ju se cili është procesi në vijim i negociatave”.

 

Gjithashtu Balla është pyetur nëse Partia Socialiste do të pranojë kërkesën e PD-së që procesin e Reformës Zgjdhore ta udhëheqin ndërkombëtarët, ku ka theksuar se PS-ja është në gatishmëri.

 

“E rëndësishme është që PS ka treguar gatishmëri, ndërsa Rama i kërkoi opozitës jo parlamentare të jetë pjesë e Reformës Zgjedhore. Sot çdo parti politike ka të drejtën për të marrë pjesë në përfundimin e kësaj reforme. Edhe goditjet e këtyre ditëve po tregon se Shqipëria dhe rezultatet e Policisë së Shtetit në drejtimin e ministrit Lleshaj janë një dëshmi e qartë e goditjeve të forta për ndëshkimin e kriminalitetit përfshirë edhe atij ndërkombëtar që përdorin Shqipërinë për të futur në Europë lendët narkotike. Aksionet e Policisë tregojnë për marrëdhëniet dhe bashkëpiunimin mes policisë shqiptare dhe asgjensive ndërkombëtare të hetimit në Europë por edhe më gjerë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *