Përfaqësues të shoqërisë civile dhe dega e Partisë Demokratike në Durrës protestuan kundër rifillimit të punimeve pëe zbatimin e projektit “Veliera”.

Projekti zbatohet nga bashkia e Durrësit dhe pas vendimit të gjykatës së apelit, kanë rinisur punimet, të cilat ishin bllokuar prej rreth 2 vitesh.

Sazan Guri, aktivist dhe një nga zërat kundër ndërtimit të Velierës, tha se punimet që po kryhen tani po shkatërrojnë vlera të rralla arkeologjike.

Ai shtoi se fadromat kanë shkatërruar muret që ishin pjesë e godinës së  Princ Vidit dhe ato i përkasin periudhës romane dhe bizantine.

Nenkryetari i degës se PD Adrian Muka tha se bashkia e re që do dalë nga zgjedhjet do të mbajë referendum për këtë çështje në mënyrë që qytetarët të shprehen nëse e duan apo jo këtë katrahurë që po ndërtohet në mes të qytetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *