Subscribe

Erion Veliaj priti në një takim kryebashkiakun e Bergamos, Giorgio Gori, me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin mes dy qyteteve për aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.

 

ERION VELIAJ

KRYETARI I BASHKISE TIRANE

“Ashtu siç shqiptarët janë integruar në Itali, jam krenar që edhe italianët janë integruar këtu. Fakti që disa japin mësim, disa të tjerë bëjnë biznes, disa shkojnë në shkollë e universitet, kemi vërtet një raport special. Është shumë e rëndësishme që presidentët, kryeministrat, kryetarët e bashkive të bashkëpunojnë, por është edhe më rëndësishme kur qytetarët krijojnë këto ura të jashtëzakonshme bashkëpunimi”

 

Kryetari i Bashkisë së Bergamos vlerësoi Tiranën si qytet në zhvillim.

 

GIORGIO GORI

KRYETARI I BASHKISË SË BERGAMOS

 “Më duhet të them se takimi me kryebashkiakun e Tiranës është një portë që hapet drejt qytetit, drejt vendit, historisë dhe drejt së ardhmes. Për mua është një zbulim. I drejtuam ftesën tonë kryebashkiakut dhe bashkëpunëtorëve të tij, për të vizituar Bergamon. Këtë vit ne jemi kryeqyteti italian i kulturës, bashkë me Qytetin e Brescias. Jemi të hapur për turistët dhe ata që do të na vizitojnë”

 

Kryebashkiaku Gori ftoi Veliajn për të vizituar Bergamon, pasi këtë vit është shpallur kryeqyteti italian i kulturës, bashkë me Qytetin e Brescias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *