Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 April 2026
Vizion fokus

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria në fazën...

Forcat operacionale kontrolle blic në paraburgimin e Vlorës

Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë,...

SHBA ngrin 344 milionë dollarë kriptomonedha të lidhura me...

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se...

Izraeli sulme ajrore mbi Liban, humbin jetën 6 persona

Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata, Irani e...

Trump: Irani pritet të paraqesë propozim për marrëveshje me...

Aksident në Vermosh, një i plagosur

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një...

Veliaj me socialistët e Njësisë 4: PS, parti që prodhon punë dhe projekte; njerëzit nuk ndjekin parti me ‘non grata’ brenda

11 Qershor 13:30

Socialistët e Tiranës kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke nisur nga përzgjedhja e drejtuesve të rinj të PS në çdo njësi.

 

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, zhvilluan një takim me anëtarët e Asamblesë së Njësisë 4, në vijim të turit informues për zgjedhjet organizative në parti.

 

Veliaj theksoi se zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste marrin një rëndësi të veçantë për këdo, pasi ajo është forca që qeveris vendin dhe qytetin.

 

“Njerëzit ndjekin Partinë Socialiste sepse e dinë që ajo është partia që prodhon shumicën, prodhon lidershipin e qytetit dhe të vendit, prodhon shumicën parlamentare, prodhon shumicën në Këshillin Bashkiak. Ndaj, edhe zgjedhjet në PS janë kurioziteti më i madh politik i qytetit. Të gjithëve, edhe kundërshtarëve tanë, u intereson si do të shkojë puna me PS-në sepse e dinë, që kjo është forca që qeveris vendin, qeveris qytetin, bën shtet, dhe çdo gjë që prek me dorë e lë më mirë seç e gjeti. Pse duhet ta ndjekin njerëzit një parti që s’ka për të ardhur kurrë në pushtet si PD? Pse të ndjekin një parti që brenda saj ka njerëz të shpallur “non grata”? Pse ta ndjekin një parti që, njëherë e merr burri, njëherë e merr gruaja, në varësi të posteve që kanë?”, u shpreh Veliaj.

Ai komentoi edhe zhvillimet në kampin opozitar, ku zgjedhjet brenda saj u shoqëruan me përplasje. Veliaj theksoi se PS është e vetmja forcë politike e përgjegjshme ndaj qytetarëve.

 

“Ne i bashkojmë njerëzit, ata i përçajnë njerëzit. Ne duam që gjërat të ecin përpara, ata thonë: Jo, të kthehemi prapa! Ne duam që puna të çlirohet, ata thonë: Jo, puna të bllokohet! Jemi komplet ndryshe si mentalitet, si filozofi. I keni parë proceset e tyre zgjedhore në 8 janar? Shkohet në parti me qysqi, me kokë dashi, me vare, me çekiç, me flakadanë, me gaz lotsjellës? Nuk ka njeri kuriozitet si rrihen ata, se njerëzit i shohin. Edhe demokratët thonë: ‘Prit pak, po këta rrihen kështu mes tyre? Çfarë do bëjmë me këta, kur këta djegin zyrën e tyre? Po shtëpisë time ç’mund t’i bëjnë këta?’. Ata shkaktuan Gërdecin, 21 Janarin, dhe s’e morën kurrë përgjegjësinë”, deklaroi Veliaj.

 

Kreu i Bashkisë shtoi se PS-ja ka nevojë për një fushatë komunikimi me qytetarët, për të treguar projektet e realizuara deri më tani. Ai u ndal edhe tek patronazhistët, teksa theksoi se kjo formulë funksionoi më së miri dhe kjo është arsyeja pse kritikohet nga opozita.

 

“Mezi pres që, me energji të mira, me këtë skuadër fantastike që kemi në Njësinë 4, të marrim një fitore spektakolare. Kundërshtarët tanë hipin mbi kofano, hipin mbi makina, xhirojnë gomat – çfarë politike është ajo? Këta na shajnë patronazhistët. Ju e dini formulën, po të shanë portalet e tyre, do të thotë se e ke bërë mirë atë punë. Ata shajnë atë që funksionon. Fakti që shajnë gjithë punët që bëhen në Tiranë, do të thotë se është komplimenti më i madh”, u shpreh Veliaj, para socialistëve të Njësisë 4 në kryeqytet.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Projekte Veliaj zgjedhjet ne PS

Nga e njëjta kategori

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria në fazën e “bashkimit” ekonomik, modeli i BE-së nuk krahasohet me kooperativat e komunizmit

më shumë...

Forcat operacionale kontrolle blic në paraburgimin e Vlorës

më shumë...

Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët

më shumë...

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se nisi nga kondicioneri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:15

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria...

10:38

Forcat operacionale kontrolle blic në paraburgimin e...

10:28

Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center...

10:09

Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe...

9:56

SHBA ngrin 344 milionë dollarë kriptomonedha të...

9:27

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri...

9:13

“Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë...

9:01

Izraeli sulme ajrore mbi Liban, humbin jetën...

8:46

“Kujdes me shpenzimet”, parashikimi i Horoskopit për...

8:40

Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata,...

8:29

Trump: Irani pritet të paraqesë propozim për...

8:24

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

1:28

Ermiona flet me emra pas daljes: Kush...

12:59

Moza për herë të parë në sfidë...

12:18

Emocionuese! Gresa takohet me babain, fermerja shpërthen...

12:11

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi...

11:31

“Nëse mbani Gresën në lojë, do dilni...

10:51

“Adioni  nuk po e respekton”, opinionistët: Takimi...

10:41

“Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia...

10:18

Aksident në Vermosh, një i plagosur

Më të klikuarat

  • “Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajz...
  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • Ermiona flet me emra pas daljes: Kush janë fermerët më të dj...
  • “Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
  • Policia Rrugore “blindon” rrugët, mbi 21 mijë gjoba në një j...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.