E premte, 30 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vdiq pasi ra nga hoteli në ndërtim, pranga administratorit e inxhinierit

Administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të një pallati, ku humbi jetën një 62-vjeçar në Durrës u arrestuan nga policia e qytetit bregdetar.

Thoma Ruci i punësuar si roje pranë firmës së ndërtimit që po ndërtonte një hotel në Durrës, ra aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën.

Reklamë

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:18 të së martës.

Pas veprimeve hetimore, u arrestuan shtetasit A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.

Ata akuzohen për shkelje të rregullave në punë dhe rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë