E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vdes adoleshentja ne aksident, goditet nga autovetura

Ishte duke u kthyer në shtëpi pas një shëtitjeje me biçikletë me familjen, por xhiroja e mbrëmjes u mbyll në mënyrë fatale për një 17-vjeçare nga Shkodra. Denita Çuni u godit fort nga një makinë tip “Suzuki”, teksa i preu rrugën drejt shtëpisë. Përplasja ishte e fortë, duke shkaktuar plagë vdekjeprurëse për vajzën. Aksidenti ndodhi rreth orës  23:10 të së hënës, në aksin Shkodër – Koplik

 

Reklamë

Shoferi nuk u largua nga vendngjarja. Angjelin Gila 29 vjeç u shoqërua në Komisariatin  e Shkodrës ku deklaroi se ishte me shpejtësi, por nuk e ka parë 17-vjeçaren të kalonte, për shkak të errësirës. Ndërkohë dy aksidente te tjera u regjistruan gjatë të hënës në Korçë dhe Pogradec.

 

Reklamë

Në orët e pasdites katër makina janë përfshirë në një përplasje në aksin Pogradec – Qafë Thanë, fatmirësisht pa viktima. Pamjet tregojnë se goditja ka qenë tepër e fortë, duke i shkatërruar të katërta makinat njëra pas tjetrës. Sipas policisë, shkak i aksidentit u bë lagështira në rruge dhe shpejtësia e larte me te cilën lëviznin mjetet. Më herët gjatë ditës, një makinë me emigrantë që ktheheshin nga Greqia, doli nga rruga duke lënë të plagosur tre persona.

 

Më shumë video

Reklamë