Subscribe

Zjarri i nisur qysh pasditen e të mërkurës në magazinat e një qendre tregtare në Tiranë vijon ende. Roja i sigurisë, rreth 30 vjeç, me inicialet A. S., akoma nuk është gjetur, raporton “Vizion Plus”.

 

Dyshimet janë që ai të ketë mbetur brenda, por nuk ka asnjë shenjë prej tyre. Kreu i Zjarrfikëseve, Shkëlqim Goxhaj u shpreh për mediat se ndërhyrja është shumë e vështirë sepse materialet vazhdojnë të digjen.

 

“Digjen këpucë dhe veshmbathje. Është e vështirë ndërhyrja, zjarri është shumë i rrezikshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *