Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur PD e cila pak më herët përgenjështroi lajmin për ndërtimin e kullave në truallin e selisë së PD.

 

Berisha thotë se ky projekt është tregues e Basha dhe Rama po bashkëpunojnë. Ai ka paralajmëruar Ramën dhe Bashën se tempulli i demokratëve nuk mund të tjetërsohet nga bandat e narkoshtetit.

 

Pak më herët, Partia Demokratike ka mohuar që në truallin ku do ndodhet selia blu do të ndërtohen kulla. Ajo thotë se ky është një lajm për të tërhequr vëmendjen nga protestat e Sali Berishës ka risjellë edhe një herë në vëmendje akuzën që u artikulua nga Lulzim Bashës se Berisha pastron paratë e ortakëve të tij.

 

 

“Pergenjeshtrim!

Lul Brava po kerkon te pergenjeshtoje lajmin e botuar ne mediat e vendit per nje kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk seline e PD nga aty ku ndodhet, duke thene se ai projekt eshte firmosur nga une ne 2013.

 

Projekti qe une kam firmosur eshte ai i Xhamise se Madhe fillimi i punimeve te te ciles u inauguruan ne ate kohe ne prani te qindra besimtareve dhe nuk prekte seline dhe as oborrin e PD.

 

Projekti qe zbuluan mediat sot e zhduk seline e PD sepse do ndertohet aty ku eshte sot selia e PD, te SHQUP. Pervec Portit te Durresit, projekti per ndertim e kullave te PD i ben prap bashke Ramen dhe Bashen.

 

Duke denuar kete afere te paster korruptive kriminale Rama – Basha paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *