Subscribe

Ne këto dite te nxehta korriku, rreziku nga zjarret mbetet nje kërcenin i vazhdueshëm. Emergjencat civile raportojnë se ne te gjithë vendin ketë te mërkure janë shënuar vatra zjarri te reja qe kane prekur pyjet ne qarqet Shkodër, Fier, Berat, Durrës dhe Korçe. Pavarësisht ndërhyrjes se grupeve te punës, demet nuk janë shmangur plotësisht.

 

Ne Burgajet te Matit 5 ha pyje dushku janë përfshire nga flaket. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë konstatuar zjarrin e më pas kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës e Drejtorinë e Shërbimit Pyjor të Bashkisë Mat. Zjarri dyshet se ka qene i qëllimshëm.

 

Terreni i vështire është nje nga shkaqet qe e bene te pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve.

 

Edhe ne qarkun Fier, nje zjarr i përmasave te mëdha ka rene ne kodrat e fshatrave Radostine dhe Vadhize, ne Fier. Per pasoje rreth 10 mije rrënje ullinj janë djegur tërësisht ne nje sipërfaqe te përgjithshme prej me shume se 6 ha. Pavarësisht ndërhyrjes se zjarrfikëses dhe banoreve te zonës me mjete rrethanore, era e forte ka favorizuar flaket e zjarrit, duke i përhapur ato me shpejtësi. Ndërkohe mendohet se zjarri ka qene i qëllimshëm, ndërsa priten hetimet e policisë per te gjetur autorin e kësaj zjarrvenie. Ne Berat, Durrës, Korçe e Shkodër gjate se mërkurës jane regjistruar vatra zjarresh qe kane shkaktuar dëme te mëdha ne masivet pyjore. Emergjencat civile përveçse me temperaturat e larta përballen edhe me mungesën e mjeteve per te ndërhyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *