Subscribe

Varianti MU i koronavirusit i identifikuar fillimisht në Kolumbi, tashmë qarkullon edhe në Europë si dhe në disa vende të Amerikës jugore.

Në buletinin javor të pandemisë OBSH e ka klasifikuar atë si një variant i cili zhvillon një seri mutacionesh që tregojnë rrezikun e rezistencës ndaj vaksinave kundër COVID-19. Megjithatë të dhënat janë ende të pamjaftueshme për të konfirmuar alarmin.

Normat e infeksionit po rriten përsëri në nivel global, me variantin shumë të transmetueshëm Delta, i pranishëm në 170 vende. Megjithatë qeveria gjermane nuk e shikon këtë si kërcënim, më shumë sesa numrin e shtrimeve në spital. Për këtë arsye, incidenca shtatë ditore nuk do të jetë më faktori vendimtar në trajtimin e pandemisë. Në vend të kësaj, numri i pacientëve me korona të pranuar në klinikat rajonale për 100.000 banorë brenda shtatë ditëve do të jetë kriteri matës thelbësor për marrjen e masave mbrojtëse.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili propozoi ndryshimin e strategjisë deklaroi se në kushtet kur shkalla e vaksinimit është e lartë, incidenca e humbet rëndësinë e saj.

Nga data 13 deri më 19 shtator, Gjermania ka planifikuar një fushatë mbarëkombëtare për të rritur numrin e qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit. Ndërkohë Shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi se 70 përqind e të rriturve në Bashkimin Europian janë vaksinuar plotësisht.

Ndërsa në Greqi, më shumë se 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor do të pezullohen nga puna pasi nuk janë të vaksinuar. Dita e sotme është mundësia e fundit për imunizimin me të paktën një dozë, pasi hyn në fuqi ligji mbi detyrimin për të vaksinuar profesionistët shëndetësorë në njësitë publike, private dhe komunale.Reagimet kanë qënë të shumta, pas protestave masive janë paraljmëruar edhe greva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *