Nënkryetari  i Kuvendit Myslim Murrizi nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kryetarit të KED, Adrian Dvorani dhe kandidatëve për anëtar në Kushtetuese.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi ai akuzoi KED se ka paraqitur në Kuvend kandidatura që nuk kanë mbyllur Shkollën e Magjistraturës.

 

“Tani na sillni tre emra, një nga këta është i emëruar dhe do të zgjedhim dy nga ata dy të tjerët. Ça do zgjedhim? Ca është kjo ngutje? Shqiptarët kanë një shprehje të urtë popullore “Më mirë djepi bosh sesa djalli brenda”. Unë e di që jemi para një fakti të hidhur, se për gati 1 vit e gjysmë nuk funksionon asnjë hallkë e drejtësisë. Kërkojmë të fusim dreqin brenda për të mos lënë djepin bosh. Kush është ky kryetar KED-i, një ish-prokuror komunist, një enversit në gen. I dërgon emrat për të votuar në Kuvend në limitet e fundit me firmën e tij. Na keni sjellë tre individë që kanë konkrruar për  në shkollën e magjistraturës dhe asnjë nuk ka fituar. Këta që nuk kanë fituar në Shkollën e Magjistraturës janë të mençëm në Gjykatën Kushtetuese?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *