Me rinisjen e aksionit nga IKMT pasditen e kesaj te enjte për shembjen e objekteve në plazhin e Velipojës, kanë rinisur përplasjet fizike mes policisë dhe pronarëve. Situata mes palëve është tensionuar së tepërmi.

Për të bërë të mundur largimin e banorëve policia është detyruar të hedhë gaz lotsjellës.

Një vajze të re i ka rënë të fikët nga përplasja fizike dhe tensioni i krijuar. IKMT shprehet e vendosur deri në rrafshimin e plotë të 27 objekteve pa leje,

Por pronaret dhe familjaret e tyre kanë nisur protestat dhe përplasjes fizike me efektivët blu. Gjatë përplasjeve, mësohet se ka patur edhe të shoqëruar nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *