Dy persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në Elbasna pasi ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit.

 

Shtetasit e proceduar janë G.H., 32 vjeç, njëherësh pronari i lokalit dhe kamarieri Xh.Ç., 26 vjeç, të dy banues në Elbasan.

 

Sipas policisë në ambientet e lokalit shtetasi Xh.Ç., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celuar,  me anë të cilit dyshohet se shtetasit  e lartëpërmendur ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *