Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka pasur një komunikim me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden. Ajo ka ndarë detaje nga telefonata përmes një postimi në platformën “X”.

Ursula von der Leyen falënderoi “Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për mbështetjen e tyre dypartiake në Ukrainë ” dhe foli për “një vendim historik që do të bëjë një ndryshim .”

Ajo shtoi se së bashku me presidentin Biden diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe rrezikun e ndërhyrjes së huaj në zgjedhjet e ardhshme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *