Urdhri i mjekut kundërshton arrestimin e dy mjekeve per vdekjen e nenës dhe te foshnjës se saj. Ne një deklarate per mediat, urdhri thotë se masat e parakohshme qe çojnë ne arrestimin e mjekeve janë te papranueshme. Sipas këtij institucioni, nuk mund te nxirren konkluzione ne një kohe te shpejte per ate qe ndodhi dhe se fajësia ose jo e mjekeve duhet te provohet me sqarimin e plote te rrethanave. Urdhri i mjekut thekson se masat e nxituara te institucioneve ligjzbatuese nuk permiresojne shërbimin ne sistemin shëndetësor shqiptar, përkundrazi e thellojnë edhe me shume krizën e besimit te publikut ndaj bluzave te bardha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *