Bota
Ulet numri i vdekjeve dhe i të infektuarve në Lombardi/ 416 viktima vetëm të dielën

E diela ka sjellë një ulje të numrit të viktimave dhe të të infektuarve në Lombardi, ku shpërtheu koronavirusi në Itali.
Reklamë
Referuar mediave italiane, vetëm këtë të dielë janë shënuar 416 të vdekur dhe 1.592 raste të reja. Ndërsa të shtunën ishin 542 viktima dhe 2.440 të infektuar.
Në total janë 41.007 të prekur nga COVID-19 në Lombardi, ndërsa të vdekur 6.360.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




