Subscribe

Pandemia ka reduktuar ndjeshëm numrin e dhuruesve të gjakut. Në një bilanc të bërë për 2020 nga qendra e transfuzionit rezulton se janë 3000 dhurime më pak se vitit paraardhës.

 

DORINA XHAFA

MJEKE NE BANKEN E GJAKUT

“Kemi një rënie të theksuar të numrit të dhurimeve. Vetë situata në të cilën ndodhemi ka frikësuar pak njerëzit që të paraqiten në dyert e spitaleve. Studentët që kanë qenë kategori sh7umë e mirë dhuruesish, sot nuk janë në auditorë. Shumë institicuone punojnë nga shtëpia, online dhe ne nuk mund të paraqeësim ekipet tona për dhurim gjaku. Prandaj kemi një rënie të theksuar dhuruesish.”

 

Ndërkohe  gjate muajit janar nga 100 dhurues, 30% e tyre rezultuar me antitrupa, plazma, e të cilëve është përdorur për pacientët me Covid.

 

Nevoja për gjak mbetet e lartë në të gjitha strukturat spitalore. 600 fëmijë talasemikë varen nga dhurimet vullnetare. Për këtë arsye bluzat e bardha apelojnë për dhurim të gjakut në këtë periudhë kur mungesat janë të mëdha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *