Ish-kreu i Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani është certifikuar zyrtarisht këtë të mërkurë, si njëri mes 12 kampionëve kundër korrupsionit në botë.

Lajmin e bëri të ditur Ambasada Amerikane në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku nënvizon se gjyqtari Dvorani, përmes përkushtimit për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe siguruar llogaridhënie, ka mbrojtur bashkëqytetarët.

“|Foto e Ditës |Sot, gjyqtari Ardian Dvorani mori certifikatën e tij të çmimit Kampion Kundër Korrupsionit, shpallur dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Nëpërmjet këtij Çmimi të sapokrijuar, Departamenti i Shtetit vlerësoi punën e guximshme të 12 avokatëve të luftës kundër korrupsionit nga e gjithë bota, përkushtimi i të cilëve për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe siguruar llogaridhënie, ka mbrojtur bashkëqytetarët e tyre dhe ka ekspozuar keqbërjen. Gjyqtari Ardian Dvorani nga Shqipëria ishte një prej këtyre kampionëve. Departamenti i Shtetit e vlerësoi Dvoranin për punën e tij në zhvillimin e mekanizmave për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë. Urime Ardian Dvoranit për përzgjedhjen si një Kampion Kundër Korrupsionit!”, thuhet në njoftimin e ambasadës. 

Çmimi u shpall një ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sekretari Antony Blinken vlerësoi punën e Ardian Dvoranit në zhvillimin e mekanizmave për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *