E hënë, 12 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

“U shokova kur pashë fotot e mia”, aktorja e famshme shton 13 kilogramë pas komenteve për peshën drastike

Këngëtarja dhe aktorja Kelly Osbourne ka folur për gjendjen e saj pas komenteve që mori për ndryshimin e dukshëm në pamjen e jashtme gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve BRIT Awards. Në një intervistë për “The Sun”, 41-vjeçarja zbuloi se ka shtuar rreth 14 kilogramë, ndërsa pranoi se ishte tronditur kur pa fotografitë e saj nga eventi i 28 shkurtit 2026.

Vajza e legjendës së muzikës Ozzy Osbourne tregoi se muajt pas vdekjes së të atit, në korrik të vitit 2025, kanë qenë veçanërisht të vështirë për të. Ajo u shfaq në tapetin e kuq të BRIT Awards me një fustan të gjatë të zi dhe një shall prej gëzofi, ndërsa pamja e saj e dobësuar u komentua gjerësisht. “Nuk e kisha kuptuar që dukesha kështu derisa pashë fotografitë. Kur i pashë, nuk mund ta besoja. U trondita po aq sa të gjithë të tjerët”, u shpreh ajo.

Reklamë

Kelly sqaroi se humbja e peshës nuk lidhej me një çrregullim të të ngrënit, por me gjendjen e saj të rënduar emocionale. Ajo tregoi se dhimbja pas humbjes së të atit kishte ndikuar edhe në aftësinë për t’u kujdesur për veten. “Thjesht nuk mund të bëja asgjë për veten. Ushqimi më bënte të ndihesha sikur doja të vjellja”, rrëfeu ajo, duke përshkruar vështirësitë që përjetoi gjatë kësaj periudhe.

Artistja kujtoi gjithashtu se vdekja e Ozzy Osbourne, i cili u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare, e kishte goditur thellë. Ajo tha se kishte kaluar momente kur ndihej e paaftë për të përballuar dhimbjen dhe kërkonte një mënyrë për të ndier sërish praninë e të atit. “Babi më kishte thënë se do të më dërgonte mesazhe”, tregoi Kelly, duke shtuar se ndihej sikur gjithçka brenda saj kishte vdekur.

Reklamë

Pavarësisht periudhës së vështirë, Kelly Osbourne ka folur hapur për përpjekjen për të gjetur forcën dhe për t’u rikthyer te vetja. Ajo theksoi se nuk dëshironte që djali i saj trevjeçar, Sidney, ta shihte në atë gjendje. Rrëfimi i saj vë në pah ndikimin e thellë që mund të ketë humbja e një prindi dhe vështirësitë emocionale që mund të shoqërojnë procesin e zisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.