Kryeministri i Rusisë Mikhail Mishustin është rikthyer këtë të martë në krye të detyrës, pasi fitoi betejën me koronavirusin. Presidenti Vladimir Putin anuloi aktvendimin për zv.kryeministrin Andrei Belousov për të zënë vendin e tij.

Ai u infektua me koronavirus më 30 prill, ndërsa ka zhvilluar disa takime online me qeverinë e tij, teksa ishte në spital.

Autoritetet në Rusi njoftouan të martën se vendi ka regjistruar edhe 9,263 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 299,941 numrin e të infektuarve në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *