Muçi Shaljani (Sheqeri) i cili u plagos në atentatin ndaj Gilmando Danit më 11 nëntor në rreth rrotullimin e Rinasit, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, ku ndodhej prej 4 ditësh.
Shaljani, i njohur me mbiemrin Sheqeri, u plagos me 10 plumba, 2 prej të cilave në kokë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës”, njofton policia
Atentati
Dani dhe Sheqeri sapo kishin mbërritur nga Barcelona ne Tiranë dhe pasi dolën nga aeroporti, morën makinën që e kishin parkuar aty pranë dhe u nisën drejt Tiranës. Grupi hetimor ka dyshime të forta se atentatorët kanë patur një informator në aeroport, i cili ka raportuar për lëvizjet e tyre.
Ndërkohë në mjetin Toyota me targa greke ndodheshin 4 persona, 3 prej të cilëve qitës dhe shoferi. Targat rezultojnë të vjedhura në Greqi para një viti ndërsa makina nuk është verifikuar ende nëse është vjedhur ose jo, pasi është djegur plotësisht duke dëmtuar numrin e shasisë.
Brenda makinës janë gjetur 3 kallashnikov dhe një pistoletë. Të 4 armët besohet se janë përdor në atentat, kjo bazuar në pamjet filmike dhe në gëzhojat e gjetura në vendngjarje.
Pasi kanë qëlluar në ecje makinën, një prej autorëve ka zbritur dhe ka qëlluar nga afër Gilmando Danin për tu siguruar që kishte ndërruar jetë.
Pista kryesore e policisë, mbetet ajo e përplasjeve mes grupeve kriminale. Gilmando Dani është një emër i njohur i botës së krimit i konsideruar si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit. Ai është liruar para një viti nga burgu ku vuajti dënimin me 12 vite për gjobëvënie si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Emiliano Shullazi.
Nga ana tjetër Muçi Sheqeri rezulton se në muajin shtator është punësuar në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore si agjent, kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi. Por burimet bëjnë më dije se ai nuk ishte i pajisur me certifikatë sigurie.






