Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për djalin e Azem Hajdarit. Hajdari u arrestua pak ditë më parë në aksin Elbasan-Metalurgji, ku iu gjet një sasi prej 8.8 gramë lëndë narkotike hashash, e sekuestruar nga policia e Elbasanit.

 

Ai shoqërohej nga miku i tij, Ergi Gjumsi dhe një vajzë, ndërsa destinacion mësohet se do të kishin Pogradecin, ku do të kalonin fundjavën.

 

Për shkak se Azem Hajdari është në vitin e fundit të shkollës dhe për shkak se ende prokuroria nuk është njohur me rezultatet e akteve të ekspertimit-biologjik, prokurori Ritvan Sukaj ka kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg” me afat 1 mujor. Por pasi u njoh me materialet gjyqtari Taulant Tafa vendosi një masë më të zbutur atë të “detyrim për paraqitje”.

 

Ishin përgjimet ambientale që rënduan pozitat e djalit të ish-gjyqtares së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *