Një infermiere që ishte vendosur në vijën e parë të betejës kundër koronavirusit ka humbur jetën pasi u diagnostikua me COVID-19, duke u bërë viktima më e re nga bluzat e bardha në Britaninë e Madhe.

 

Areema Nasreen, 36 vjeçe, ishte infektuar gjatë muajit mars, teksa ajo filloi të shfaqte simptoma të tilla si: dhimbje trupi, temperaturë të lartë dhe kollë.

 

Nëna e tre fëmijëve, e cila nuk kishte probleme të tjera shëndetësore dhe që punonte prej 16 vitesh në spitalin Walsall Manor, ndodhej në kujdesin e kolegëve të saj, por ndërroi jetë tragjikisht orët e para të mëngjesit.

 

Një i afërm i saj tha këtë të premte: “Familjarët e saj janë të shkatërruar. Çdokush prej nesh u zgjuan të shokuar këtë mëngjes. Ajo ishte plot jetë. Ajo e dashuronte punën e saj si infermiere. Ishte një person i mrekullueshëm.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *