E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zhdukja e Miklovan Dakaj në Spanjë, personi i fundit që dyshohet se e ka takuar është Juxhin Drazhi

Familjarëve të Miklovan Dakajt i kanë mbetur shpresat te pëgjigjja e AND-së, e cila do të sqarojë nëse kufoma e gjetur në brigjet e Marbella-s në Spanjë i përket apo jo 30-vjeçarit.

Në muajin maj familjarët e tij denoncuan zhdukjen e të riut, e menjëherë autoritetet nisën hetimet.

Reklamë

Situata u bë më alarmante pas një mesazhi që familjarët e tij i treguan policisë spanjolle.

Sipas tyre, në rrjetin Telegram një person anonim u kishte dërguar një sms duke i thënë që mos të kërkojnë më për Miklovanin pasi e kanë vrarë dhe trupin e kanë hedhur në det.

Reklamë

Sipas burimeve, bazuar në kamerat e sigusisë, duket se personi i fundit që ka takuar Miklovan Dakajn ka qënë Juxhin Drazhi, i cili rezulton i arrestuar më pas në Spanjë për llogari të SPAK, i akuzuar për trafik kokaine.

Drazhi u kap më 8 gusht dhe rezulton pjesë e grupit të Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës. Në këto kushte autoritetet do të marrin në pyetje Drazhin edhe për zhdukjen e 30-vjeçarit.

Juxhin Drazhi u vu në pranga në Spanjë më 8 gusht.

Më shumë video

Reklamë