Presidenti Donald Trump ka urdhëruar tërheqjen e trupave amerikane nga Somalia, duke  larguar Shtetet e  Bashkuara nga misionet e anti-terrorizmit jashtë vendit.

 

Aktualisht ne këtë vend ndodhen rreth 700 trupa për trajnime ne luftën kundër grupit ekstremist Al-Shabab, një dege e Al-Kaidës .Shumica e forcave amerikane ne Somali do të tërhiqen në fillim të vitit 2021. Trump pak kohë më parë urdhëroi edhe tërheqjen  e trupave nga Afganistani dhe Iraku.  Teksa kreu i Shtëpisë së Bardhë po merr vendimet të rëndësishme presidenti i zgjedhur, Joe Biden vijon përgatitjet me ekipin e tij në përballjen e situatës e krijuar nga koronairusi.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I ZGJEDHUR NE SHBA

“Unë nuk mendoj se duhet të jetë e detyrueshme. Unë nuk do të kërkoja që të ishte e detyrueshme,Ashtu si nuk mendoj se maskat duhet të bëhen të detyrueshme në të gjithë vendin. Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë si president i Shteteve të Bashkuara për të inkurajuar njerëzit të bëjnë gjënë e duhur dhe kur ta bëjnë këtë, të demonstroj se ka rëndësi”

 

Kompanitë e para të vaksinave për virusin pritet të marrin autorizimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave te Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *