Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se task-forca e ngritur për koronavirusin do të shkrihet. Ai ka deklaruar se shkrirja do të ndodhë brenda disa javësh pasi tani vendi do të ketë në fokus sigurinë dhe hapjen.

“Mike Pence dhe task-forca kanë bërë një punë të shkëlqyeshme, por ne tani po shohim pak nga pak një formë tjetër, dhe kjo formë është siguria dhe hapja. Dhe ne do të kemi një grup të ndryshëm të krijuar ndoshta për këtë.”

SHBA aktualisht ka 1.2 milionë raste konfirmuara me koronavirus dhe më shumë se 70,000 viktima.  

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë paralajmërojnë se virusi mund të përhapet kur bizneset fillojnë të rihapen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *