Gjatë fushatës elektorale presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të donte të kishte marrëdhënie më të mira me Rusinë, por raportet mes dy vendeve janë përkeqësuar. Trump dhe homologu Putin janë të ndarë në qëndrimet për Sirinë dhe shefi i Shtëpisë së Bardhë foli me një gjuhë të ashpër në një intervistë për rrjetin “Fox Business”.

 

“Ju i shihni ata fëmijë të bukur teksa vdesin në krahët e etërve të tyre, ju i shihni fëmijët që luftojnë për jetën dhe e dini që për ta gjithçka ka marrë fund. Sinqerisht, Putin po mbështet një person të keq, nësë Rusia nuk do ta mbështeste atë kafshë, nuk do të kishit probleme tani.”

 

Megjithatë, Trump deklaroi se nuk do të ketë ndërhyrje në Siri. Ndërsa për presidentin rus Putin, niveli i besimit mes dy vendeve është përkeqësuar që nga koha kur Trump mori detyrën.

 

Në një intervistë për televizionin “Mir”, ai hodhi poshtë akuzat se sulmi me armë kimike u krye nga Siria, pasi ky vend i ka dorëzuar me kohë ato. Fakt sipas Putin, është se SHBA shkelën ligjin ndërkombëtar.

 

E ndërsa tensionet janë shtuar mes dy vendeve, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u takua ne Moske me presidentin Putin dhe me homologun Sergei Lavrov. Lavrov kërkoi qe Shtetet e Bashkuara te heqin dore ne menyre urgjente nga veprimet e njëanshme, ndërsa Tillerson tha se është koha qe Moska te vendose nese do te rreshtohet përkrah gjithë fuqive perëndimore, apo nese do te vazhdoje te jete me diktatoret.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *