“Urrejta nuk ka vend në SHBA”, këto janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump pas fundjavës tragjike ku 29 persona humbën jetën në dy sulme me armë zjarri.

 

 “Urrejta nuk ka vend në SHBA. Mbase duhet të bëjmë më shumë për të parandaluar sulme të tilla. Kjo gjë ka vazhduar për vite e vite në vendin tonë dhe ne duhet ta ndalojmë atë”

 

Trump tha se dy sulmet në El Paso të Teksas ku humbën jetën 20 persona dhe ai në Dejton që la pas 9 viktima, janë të shkaktuara nga persona me probleme mendore. Ka shume te sëmurë mendorë që posedojnë një armë e që kanë kryer vrasje massive u shpreh shefi I shtepise se bardhe

 

Më pas, përmes një postimi në Twitter, presidenti njoftoi se “Flamujtë e Shtëpisë së Bardhë do të ulen në gjysmë shtizë deri më 8 gusht.

 

Megjithatë hetuesit nuk kanë bërë asnjë koment për hipotezën e presidentit amerikan për gjendjen mendore për autorët e sulmeve vdekjeprurëse që tronditën Shtetet e Bashkuara.

 

21 vjeçari Patrick Crusius, është arrestuar për sulmin në Teksas. Mediat amerikane shkruajnë se ai ka postuar një dokument në internet ku e quan sulmin një përgjigje ndaj “pushtimit hispanik” .

 

Ndërsa motivet e ngjarjes në Ohajo janë ende të paqarta. Autoritetet kanë gjetur mes viktimave edhe motrën e autorit të identifikuar si Megan Betts, 22-vjeç, e cila mbeti e vrarë me armë zjarri gjate sulmit te shkaktuar nga Connor Betts, 24 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *