E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nëse nuk pranoni marrëveshjen, fillojmë bombardimet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka bërë thirrje Iranit që të arrijë menjëherë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, ndërsa mediat amerikane raportojnë se Shtëpia e Bardhë po shqyrton rifillimin e bombardimeve.

Trump i tha rrjetit francez BFMTV se Irani “do të kalojë nëpër kohë shumë të vështira” nëse nuk arrihet një marrëveshje, duke lënë të hapur mundësinë e përshkallëzimit.

Reklamë

“Nuk kam asnjë ide nëse do ta bëjnë. Nëse nuk e bëjnë, do të kenë një kohë shumë të vështirë, një kohë shumë të vështirë.

Ata kanë interes të arrijnë një marrëveshje”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Më herët, Neë York Times raportoi se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë angazhuar në “përgatitje intensive” për të rifilluar luftën ndaj Iranit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë