Subscribe

Kandidati republikan për president Donald Trump është vënë sërish në qëndër të kritikave, pasi paralajmëroi për të dytën herë se rivalja demokrate, mund të vritet në rast se rishikohet amendamenti i dytë për dorëzimin e armëve. Duke folur nga Miami, Trump tha se nëse rrezohet ligji për armët, pasojat mund t’i ndjejë në kurriz vetë Klinton.

“Mendoj se badigardet e Klinton duhet te dorëzojnë armët. Ata duhet të çarmatosen apo jo? Hiqjani armët, pasi Klinton është kundër tyre. Le t’i dorëzojnë dhe më pas të shohim se çdo t’i ndodh kandidates. Do të krijohet një situatë shumë e rrezikshme.”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënësit të kandidates demokrate. Ai tha se një deklaratë e tillë, nuk pranohet as si shaka, pasi mund të nxisë situata të pakëndshme. Kjo është hera e dyte qe Trump bën nje koment te tille, ndërsa kundërshton qëndrimin e presidentit Obama dhe kandidates Klinton për dorëzimin e armeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *