Miliona amerikanë po presin presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të nënshkruajë paketën e ndihmës ekonomike. Paketa më vlerë prej 900 miliardë dollarësh, është miratuar nga Kongresi javën e kaluar, për t’i ndihmuar qytetarët që kanë mbetur pa punë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

 

Por, kreu i Shtëpisë së Bardhe ka refuzuar të nënshkruaj projektligjin, pasi sipas tij pagesa prej 600 dollarësh, duhet të rritet në 2 mijë, pasi nuk është e mjaftueshme.

 

Ndërkohë presidenti i zgjedhur, Joe Biden, paralajmëroi për pasoja shkatërruese nëse Trump vazhdon ta shtyjë nënshkrimin.

 

“JOE BIDEN

PRESIDENT I ZGJEDHUR NE SHBA

Miliona familje nuk e dinë nëse do të jenë në gjendje t’i përmbushin nevojat, për shkak të refuzimit të presidentit Donald Trump për të nënshkruar paketën e ndihmës ekonomike, të miratuar nga Kongresi, me shumicë dërrmuese dhe dypartiake.  Kjo papërgjegjësi do të këtë pasoja shkatërruese.”

 

Në një tjetër postim në Twitter, Donald Trump e ka mbrojtur pozicionin e tij në këtë çështje. Ndërkohë Ligjvënësit pritet të votojnë këtë te hënë për të rrëzuar veton e Presidentit. Për t’u rrëzuar vetoja, nevojiten dy të tretat e votave në të dyja dhomat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *