Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se vaksina për Covid-19 do të jetë gati përpara zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, në fazat përfundimtare të testimit klinik është bërë progres pozitiv dhe në pak javë do të ketë rezultate konkrete.

Por ekspertët janë treguar të kujdesshëm në dhënien e afateve kohore. Gjithsesi drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive, Antoni Fauci dhe ekspertë të tjerë kanë thënë se mund të ketë një vaksinë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Në të gjithë botën po zhvillohen rreth 180 projekte për gjetjen e vaksinës, ndërsa vetëm 7 prej tyre kanë mbërritur në fazën përfundimtare të testimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *