Shtimin e rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit në vendin tonë, ish-deputeti i PD, Tritan Shehu e sheh si një dështim të qeverisë. Ai tha në rrjetet sociale se qeveria nuk ja doli dot mbanë të mbante kurbën nën kontroll.

“Rastet e reja me COVID-19 tregojnë se komedia e luajtur këto tre muaj nga qeveria ishte një dështim tragjik. Këto ditë kemi aq raste të reja sa kishim edhe në ditët më të “nxehta” të epidemise, në fakt më tepër në institucionet shëndetësore, duke vërtetuar atë çfarë ne kemi deklaruar për atë “kurbë”!!! Vendi sot është jashtë kontrollit nga ana epidemiologjike, me ekonomi të shkatërruar e demokraci të deformuar rëndë.


Tritan Shehu propozoi disa masa për të kontrolluar situatën. Sipas tij, në vatrat e rrezikut duhet të ketë më shumë kontrolle, duhet të lejohen qytetarët të shkojnë në plazh apo në ambiente të tjera të hapura, të kryhen sa më shumë teste dhe të ketë mjete mbrojtëse për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *