E shtunë, 31 Tetor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tregtonin kapsolla dhe fishekzjarrë/ Procedohen penalisht 3 persona në Sarandë

Policia e Sarandës ka proceduar penalisht tre persona, të cilët u kapën duke tregtuar lëndë piroteknike.

 

Reklamë

Në një njoftim për media, policia bën me dije se ndaj tyre rëndojnë tre vepra penale, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

Reklamë

Sarandë/Tregtonin lëndë piroteknike dhe mallra të kontrabanduara, në subjektet e tyre, procedohen penalisht 3 shtetas.

 

Sekuestrohen fishekzjarrë, kapsolla dhe mallra të tjera të kontrabanduara.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve për të evidentuar subjektet që tregtojnë fishekzjarrë dhe lëndë të tjera piroteknike, kanë evidentuar 3 subjekte të tilla, në qytetin e Sarandës, konkretisht:

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të shtetasit M. H. u gjetën dhe u sekuestruan sasi lëndësh piroteknike (kapsolla dhe fishekzjarrë).

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 supermarkete, në pronësi të shtetasve L. M. dhe I. M., u gjetën dhe u sekuestruan sasi lëndësh piroteknike (fishekzjarrë) dhe produkte të tjera ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.

 

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan marerialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. H., 52 vjeç, banues në Delvinë, L. M., 31 vjeç dhe I. M., 58 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë