Subscribe

Sapo ishin kthyer nga Greqia e po shkonin drejt Elbasanit, kur tre anëtarë të familjes Prifti nga ky qytet, mbetën të plagosur, pasi makina me të cilën atë udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ndodhi në aksin Bilisht-Kapshtice, 2 km larg pikës kufitare. Shoferi Arben Prifti 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij Olia Prifti 43 vjeçe si dhe vëllai Genti Prifti 45 vjeç, morën plagë të shumta.

 

Sipas policisë, shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë, bënë që makina tip “Hyndai”, të dalë nga rruga. Pasi ka humbur kontrollin, mjeti është përplasur me trasenë, duke përfunduar 10 metra poshtë saj. Të tre plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore, në Spitalin e Bilishtit ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Më rëndë është gjendja e 43-vjeçares, e cila ka marrë plagë në kokë dhe gjoks. Ndërkohë, dy vëllezërit janë jashtë rreziku për jetën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *