Subscribe

Partia Lëvizja për Ndryshim lindi për të larguar tre kryetarët e korruptuar, sipas Jozefina Topallit. Gjatë një interviste për “Vizionin e Pasdites”, Topalli deklaroi se ka ardhur momenti për ndryshim dhe për të sjellë shpresë tek shqiptarët. Ajo synon që partia e saj të sigurojë disa mandate gjatë zgjedhjeve që të futet në Parlament për të larguar të korruptuarit.

“Ne synojmë që me 25 prill të jepet një mesazh shumë i fuqishëm ndaj tre kryetarëve të korruptuar që janë përgjegjësit kryesorë për situatën në të cilën është vendi sot. Fronti i ri i ndryshimit hyn në parlament me një numër mandatesh që bëhen faktor i rëndësishëm. Riciklimi të lë brenda së njëjtës kënetë politike, por ne duam që gjërat të ndryshojnë dhe të largojmë përgjegjësitë kryesorë.”

Për faktin që pjesë e Partisë Lëvizja për Ndryshim janë shumë të rinj, Topalli tha se nuk është asgjë e rastësishme.

“Të rinjtë janë prezentë tek partia, është mesazh, nuk është rastësi. Janë të rinj të suksesshëm. Nuk mund të rrimë me kokën mbrapa, duhet të ndalim rënien ekonomike, duhet të sihkojmë nga e ardhmja, duhet të sjellim shpresën dhe ndryshimin. Jam e vetëdijshme, nuk mendoj se qeveria duhet të bëjë me të rinj. Ata janë energjia, optimizmi dhe dija, por kanë nevojë për njerëz që kanë eksperiencë. Ne synojmë të kemi një kombinim të eksperiencës dhe dijen e brezit të ri sepse është brez i digjitalizimit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *