Tre emigrantë kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar, pasi u përplasën nga një tren në jug-perëndim të Francës.

Policia njoftoi këtë të martë se emigrantët ishin shtrirë në shina, kur u goditën nga treni.

Kryebashkiaku i Ciboure tha se zonat ishte e njohur si një rrugë tranziti për emigrantët.

Policia nuk ka treguar akoma se cilës kombësi i përkasin.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *