Subscribe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani drejtoi debatin e nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit mbi “Nxitjen e Partneritetit Publik-Privat në trajtimin e çështjeve humanitare” që është një nismë e Shqipërisë.

 

Shqipëria është një vend i vogël që nuk ka burimet dhe infrastrukturën e nevojshme për të ofruar strehim, në kushte dinjitoze, për një numër kaq të madh njerëzish. Megjithatë, atë që na mungonte në burime, e plotësuam duke adoptuar një qasje të re për menaxhimin e krizave humanitare, duke krijuar një sinergji mes burimeve tona publike dhe atyre të aktorëve private.

 

Shqipëria beson gjithashtu se është e domosdoshme që të identifikojmë boshllëqet më problematike dhe fushat kyçe për përmirësimin e reagimit ndaj krizave. Siç e dini shumë prej jush, duke filluar nga viti 2021, Shqipëria mirëpriti mijëra burra, gra dhe fëmijë afganë.

 

Hasani tha se nevojiten afro 55 miliardë dollarë për të ndihmuar 249 milionë njerëz në nevojë. Krizat e një pas njëshme u shpreh shefi diplomacisë shqiptare kanë sjellë edhe mungesën e fondeve, pavarësisht donacioneve që jepen.

 

Bota po përballet me një nivel të pa përjetuar më parë të nevojës humanitare, e nxitur nga konflikti, ndryshimet klimatike dhe ndikimi i zgjatur i COVID-19. Në rishikimin e  6-mujorit të parë të vitit 2023të Dimensionit Global Humanitar, Kombet e Bashkuara vlerësuan se nevojiten afro 55 miliardë dollarë për të ndihmuar 249 milionë njerëz në nevojë. Pavarësisht bujarisë së vazhdueshme dhe përpjekjeve për mobilizimin e burimeve, hendeku midis asaj që nevojitet dhe asaj që është e disponueshëm përmes kontributeve të donatorëve është i madh.

 

Bashkëpunimi me sektorin privat, sipas Hasanit, është bërë jetik dhe nuk është më opsion, por një domosdoshmëri. Njoftimin për  krijimin e Aleancës Humanitare  të Sektorit Privat ministri i Jashtëm e njoftoi në një deklaratë para nisjes së Debatit të Hapur në Këshillin e Sigurimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *